Lajme

Liqeni i Vasilevës në gjendje të mjerueshme, peshkim ilegal dhe i mbushur me mbeturina


Pamje nga mbeturinat afer liqenit

Nga mbeturinat e shumta Liqeni i Vasilevës në komunën e Drenasit, është në gjendje të mjerueshme.

Peshkatarët thonë se këto mbeturina vijnë nga njerëz të cilët e vizitojnë vendin e më pas lënë gjithçka mbrapa.

Gjithashtu, për shkak të papërgjegjësisë dhe mungesë së kontrollit zhvillohet edhe peshim ilegal.

Aty ishte dëmtuar edhe shtëpia ku qëndronte roja i liqenit, derisa vendet për hedhjen e mbeturinave që ishin bërë më herët, janë shkatërruar krejtësisht vetëm pas pak ditësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore