Bota

Linjat ajrore kërkojnë fundin e kufizimeve tё udhёtimeve MB-SHBA


Krerët e të gjitha linjave ajrore të pasagjerëve që fluturojnë midis Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara(SHBA) u bënë thirrje të dy vendeve për të hequr kufizimet e udhëtimit trans-Atlantik të vendosura për të luftuar pandeminë Covid-19.

Shtytja erdhi ditë përpara takimeve të kësaj jave midis presidentit të SHBA-ve Joe Biden dhe kryeministrit britanik, Boris Johnson në takimin e kombeve tё G7 këtë javë në Cornwall, Anglia jugperëndimore.

Zyrtarët e linjave ajrore amerikane dhe britanike deklaruan për agjensinë e lajmeve “Reuters” se nuk presin që Uashingtoni të heqë kufizimet mё shpejt se data 4 korrik pasi administrata synon të vaksinojë më shumë amerikanë.

Shefi ekzekutiv i British Airways, Sean Doyle, tha se heqja e kufizimeve është thelbësore.

“Unë mendoj se çёshtja nuk ёshtё thjesht njё kalim i fundjavёs, ka të bëjë me tregti, me vizitë te miqtë dhe të afërmit, ka të bëjë me kthimin dhe bërjen e biznesit dhe ri-punësimin e njerëzve”, tha Doyle për “Reuters”.

Që nga marsi i vitit 2020, SHBA-tё kanë ndaluar gati të gjithë shtetasit jo-amerikanë që kanë qenë në MB brenda 14 ditëve të mëparshme nga hyrja në vend.

Shumica e udhëtarëve amerikanë që vizitojnë MB duhet të bëjnë karantinë për 10 ditë pas mbërritjes.

Rihapja është më e rëndësishme për linjat ajrore me bazë në Britani British Airways dhe Virgin Atlantic, të cilat nuk po përfitojnë nga tregu i brendshëm që ringjallet si kolegët e tyre të SHBA-ve.

Shumica dërrmuese e kombeve nuk po përballen me kufizimet tё hyrjes. Ato u vendosёn nga SHBA-tё pёr njё kohё tё shkurtёr.

Vetëm 26 vendet Shengen në Evropë pa kontrolle kufitare, Irlanda, Kina, India, Afrika e Jugut, Irani dhe Brazili po përballen me kufizimet.

“Jemi në pikun e sezonit të udhëtimeve midis SHBA-ve dhe MB-sё. Çdo ditë që kalon është një ditë e humbur për rikuperim”, tha CEO i United Airlines, Scott Kirby.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore