Auto

Lime vjen me motorët e rinj elektrik


Lime, kompani amerikane e transportit, po shton një version të ri motorësh elektrik në gamën e saj.

The Verge, faqe dedikuar teknologjisë, bën me dije se motorët elektrik Lime do të mund të merren me qira nëpërmjet aplikacionit të kompanisë në dispozicion.

Nga ana tjetër, Lime është duke përmbyllur bisedimet për çmimin që do të kenë motorët për milje, megjithatë pritet që çmimi i motorëve elektrik me qira të jetë konkurrues në treg krahasuar me kompanitë e tjera që ofrojnë të njëjtin shërbim.

Ndryshe nga kompanitë e tjera që janë përqëndruar në zgjerimin e formacioneve të tyre të produkteve, Lime do i kushtojë rëndësi modeleve të reja të motorëve elektrik.

Sipas The Verge, motorët e rinj elektrik të Lime, do të prezantohen vetëm në dy qytete, respektivisht në Washington DC ku do të dalin në rrugë rreth 600 motorë dhe në Paris.

Motorët elektrik të Lime-it janë prodhuar nga kompania kineze, NIU, e cila furnizon edhe kompani të tjera të lëvizjes me qendër në New York./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore