Kosova

Ligji për Mbrojtje dhe Diskriminim nuk gjen zbatim në Kosovë – dominojnë rastet e grave shtatzëna


Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas – ndërsa temë diskutimi ishte çështja e moszbatueshmërisë së Ligjit për Mbrojtjen dhe Diskriminim.

Kryetarja e Komisionit, Duda Balje, ka bërë të ditur se Ligji për Mbrojtje dhe Diskriminim nuk është duke u implementuar, ndërsa ka shtuar se mbi 90% e grave janë viktima të ngacmimeve seksuale në vendet e punës së tyre.

Pamje nga tryeza e diskutimit.

“Ne si komision mendojmë se ligji nuk është duke u implementuar si duhet. Sa ankesa keni pasur. Sa inspektor janë aktiv. 90 për qind e grave ngacmohen seksualisht”, ka thënë Balje.

“Edhe me ndryshu ligjin çka duhet të bëjmë se janë raste të përditshme në Kosovë. Gratë janë duke pritur para Kuvendit dhe është gjendje alarmante”, ka shtuar ajo.

Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit të Punës, Agim Mlinaku, ka deklaruar se institucioni ku ai punon ka trajtuar mbi pesë mijë raste të diskriminimit, teksa ka shtuar se brenda Republikës së Kosovës operojnë 36 inspektorë për këtë çështje – të njëjtit kanë shqiptuar 281 gjoba.

“Në raportet nga tereni nuk e kam ndonjë rast si rast diskriminimi. Pala e ka ditur që në momentin që skadohet kontrata përfundon marrëdhënia në punë. Mbi 1000 ankesa kemi pasur për realizimin e të drejtave që janë lajmëruar që janë të trajtuar. 5000 raste janë trajtuar nga inspektorati i punës. 36 inspektorë janë në tërë Kosovën”, ka thënë Mlinaku.

“Inspektori bënë hetimin e plotë lidhur me rastin dhe për këtë bënë raport zyrtar dhe pas kësaj pason vendimi. Pala mundet në kuptimin anonim me iu drejtu inspektorit punës. Ne mbikëqyrim ligjin e punës dhe trajtojmë si rast për çka pala ka bërë ankesë. Kemi shqiptuar 281 gjoba dhe kemi pasur mbi 1000 vërejtje”, ka shtuar ai.

Pjesë e diskutimit ishte edhe Anita Alaj – Kalanderi, e cila është drejtoreshë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.

Alaj – Kalanderi, ka thënë se misioni i tyre është ofrimi i shërbimeve për qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë avokat, ani pse shton se e njëjta agjenci nuk gjendet në kushte të mira materiale.

“Për shkak të shtatzënisë thotë se më është ndalë punë dhe aty ka diskriminim. Prandaj është institucioni  që ka themeluar Kuvendi. Kemi pasur 1500 raste që kemi trajtuar kanë qenë qoftë për shkak të shtatzënave. Ne përgatisim një padi dhe dërgojmë te organet kompetente”, ka thënë Anita.

“Ne kryejmë vetëm fazën e parë. Megjithatë ju garantojmë se lënda dhe përfaqësimi do të jetë i denjë. Numri i raste është 1055. Nuk jemi në gjendje të mirë materiale. 36 punëtore jemi shërbyes civil, 26 persona janë të angazhuar për ndihmë juridike falas. Kemi nevojë edhe për punëtore të tjerë. Ne viktimat i kemi pasur prioritet”, ka shtuar ajo.

Gjithashtu, Kryesuesi i Këshillit për Ndihmë Juridike Falas, Beshir Islami, a thënë se shumica e ankesave të diskriminimit rezultojnë të vijnë nga gratë shtatzëna, të cilat janë të punësuara në sektorin privat.

“Në agjenci kemi të bëjmë me zbatimin selektimin në konkurs, duke shtuar se ankesat më të mëdha janë nga gratë shtatzëna”, ka thënë Islami.

“Te ne në agjenci vijnë ankesa për shtatzëni në sektorin privat, parti politike, nepotizëm. Dallon shpifja dhe ngacmimi seksual. Prokuroria duhet të bëjë rolin e vet të pazëvendësueshëm”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore