Sport

Liga e Parë franceze zbret në fushë me dy sfida


Liga e Parë në Francë do të presi ditën e shtunë dy sfida. Matz-i përballë Rennes-it dhe Nice përballë Marseille-s, për javën e 30.

Duke filluar nga ora 13:00, në “Stade Saint Symphorien”, Metz-i i vendit të shtatë do të presë Rennes-in e vendit të tetë. Vendasit kanë 42 pikë, kundrejt 41 që kanë miqtë.

Ndeshja e fundit mes dy ekipeve e luajtur gjatë fezës së parë të kampionatit, ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Rennes-in.

Metz-i në ndeshjet si ekip pritës, numëron pesë fitore, katër barazime dhe pesë humbje. Si ekip udhëtues, Rennes-i numëron pesë fitore, pesë barazime dhe katër humbje.

Në orën 21:00, në “Allianz Rivera”, Nice do të presi Marseille-n. Vendasit renditen në vendin e 12 me 36 pikë. Për miqtë janë 45 pikë dhe vendi i pestë në renditje.

Ndeshja e parë mes tyre, gjatë fezës së parë të kampionatit, ka përfunduar me rezultatin 3-2 për Marseille-n.

Nice në ndeshjet si ekip pritës numëron katër fitore, dy barazime dhe tetë humbje. Marseille-a si ekip udhëtues numëron pesë fitore, pesë barazime dhe katër humbje.

Ndeshjet e tjera të Ligës së Parë do të luhen të dielën e 21 marsit. Strasbourg – Lens, Montpellier – Bordeaux, Nantes – Lorient, Dijon – Reims, Brest – Angers, Lille – Nimes dhe Lyon – PSG.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore