Përballje

Liga e Kampionëve/ Bayern-i kërkon kualifikimin në çerekfinale ndaj Salzburg-ut


Gjigandët e Gjermanisë, Bayern Munich do të përballen sonte (e martë) me austriakët e Red Bull Salzburg-ut, në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në Austri kishte përfunduar 1:1, derisa nga ora 21:00 në stadiumin “Allianz Arena”, Bayern-i do të synojë kualifikimin për fazën çerekfinale.

Salzburg-u kërkon që për herë të parë në historinë e tyre të kualifikohen në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, derisa misioni i tyre do të jetë shumë i vështirë.

Sa i përket formës momentale, Bayern-i nuk po kalon ashtu siç jemi mësuar që ta shohim, të cilët në pesë ndeshjet e fundit kanë marrë dy fitore, aq barazime dhe një humbje.

Ndërsa Salsburg-u në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ka marrë tre fitore dhe dy barazime.

Për këtë duel, Bayern-i do të jetë pa Corentin Tolisso-n, Leon Goretzka-n dhe Manuel Neuer që janë të lënduar, ndërsa do të mungojë edhe anësori, Alphonso Davies, i cili ka probleme shëndetësore.

Në anën tjetër, edhe Salzburg-u do të vuajë disa mungesa të rëndësishme. Albert Vallci, Zlatko Junuzovic, Oumar Solet dhe Sekou Koita do të mungojnë, derisa në dyshime do të jetë talenti zviceran, Nohad Okafor.

Formacionet e mundshme:

Bayern Munich (4-2-3-1): Ulreich, Pavard, Sule, Upamecano, Hernandez, Musiala, Kimmich, Sane, Muller, Gnabry, Leëandoëski.

RB Salzburg (4-3-1-2): Kohn, Ulmer, Ëober, Piatoëski, Kristensen, Capaldo, Camara, Seiëald, Aaronson, Adamu, Adeyemi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore