Lajme

“Liberalizimi i tregut duhet të ndodhë vetëm kur ka zotim të vërtetë nga vendet e rajonit”


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e pestë për Investime në Ballkan Perëndimor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e pestë për Investime në Ballkan Perëndimor, organizuar në Londër nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka thënë se duan të kenë sa më shumë bashkëpunim rajonal.

Bashkëpunim ky i cili do i ndihmojë Kosovës, duke u bërë valë që shtyn të gjithë drejt integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai ka shtuar se Qeveria, në mënyrë proaktive është duke u përpjekur të ketë bashkëpunim me vendet fqinje, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

“Stabiliteti politik, rritja ekonomike, fuqia punëtore e talentuar dhe e re e Republikës së Kosovës, si dhe mundësitë për më shumë investime në Kosovë. Ne e shohim tregun e punës si diçka të rëndësisë së lartë në aspektin makro-ekonomik dhe planifikimin për të ardhmen. Mendojmë se liberalizimi i tregut të punës ndodhë vetëm kur ka zotim të vërtetë të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Kurtit, Kosova dhe Shqipëria kanë arritur shumë, si rezultat i gatishmërisë së të dyja vendeve.

Ndërsa, është shprehur se janë duke ecur në drejtim të njëjtë me Shqipërinë me themelimin e tregut të përbashkët të energjisë i cili pritet që të funksionalizimet këtë vit dhe presim që të integrojmë më mirë kapacitetet e gjenerimit.

“Jemi të vendosur në ndërtimin e pikë kalimeve kufitare të cilat kanë infrastrukturë cilësore dhe të cilat reduktojnë kohën dhe koston e udhëtimit për njerëzit dhe mallrat. Megjithatë, për të pasur integrim të plotë të rajonit ne mendojmë se duhen shtuar dy akse, njëra mes Prizrenit në Kosovë dhe Tetovës në Maqedoninë e Veriut, dhe tjetra është hekurudha ndërmjet Prishtinës dhe Durrësit në Shqipëri, theksoi ai”, thuhet në njoftim.

Për krizën aktuale ka treguar se duhet menduar për ndërtimin e kapaciteteve të reja të gjenerimit dhe që duhet menduar për terma rajonalë. Ai ka thënë se kalimi drejt prodhimit të energjisë së gjelbër nënkupton me shumë sisteme të integruara dhe kapacitete të gjenerimit të cilat mund ta balancojnë njëra-tjetrën më mirë.

Kurti shprehu solidaritetin dhe admirimin e tij për popullin e Ukrainës, presidentin Zelensky, për guximin dhe luftën e tyre çlirimtare kundër invazionit dhe agresionit ushtarak rus.

Samiti për Investime në Ballkanin Perëndimor ka për qëllim të nxjerrë në pah mundësitë për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore