Jetesë & Stil

Lewinsky: Kisha probleme psikologjike gjatë skandalit me Bill Klinton


Në një intervistë të bërë së fundmi, Monica Lewinsky ka rrëfyer se ka pasur disa probleme me shëndetin mendor, pas skandalit që përjetoi në vitet 1990, për romancën e saj me Bill Klinton.

Ajo ka deklaruar se ka menduar edhe vetëvrasjen në atë periudhë.

Ajo shpjegoi sesi i kishte pyetur avokatët që punonin për këshilltarin e pavarur të atëhershëm, Ken Starr, se çfarë do të ndodhte nëse ajo do të vdiste.

“Unë thjesht nuk mund të shihja një rrugëdalje nga ajo situatë. Mendova se ndoshta kjo ishte zgjidhja. Si nuk kishte një protokoll? Kjo është një pikë ku supozohet të sillni një psikolog ose, e dini, diçka të tillë”, u shpreh ajo.

Deklaratat e Lewinsky-t vijnë në një kohë kur vëmendje po i kushtohet çështjes që ajo kishte me Clinton në moshën 22 vjeç, ndërsa shërbente në administratën e tij.

Kthesat dhe detajet e skandalit po shpjegohen në “Impeachment: American Crime Story”, një serial i ri në të cilin Lewinsky është producente.

Lewinsky i tha Axelrod se pasi Starr, i cili gjithashtu kishte hetuar çështje të tjera që lidheshin me Clinton, filloi të hetonte çështjen, ajo filloi të vizitonte një psikiatër, një veprim ky që e ndihmoi atë të kalonte sprovën.

Në një shkrim të vitit 2014 të botuar në Vanity Fair, Lewinsky tha se ajo kurrë nuk kishte tentuar të bënte vetëvrasje, por se kishte tundime të forta vetëvrasëse disa herë gjatë hetimit dhe periudhën më pas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore