Lajme

Lëvizja për Bashkim: Ripërcaktimi i kufijve – e vetmja zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë


Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati

“Zgjidhja paqësore dhe e qëndrueshme është futja e Kosovës Lindore në dialog, me kriterin e reciprocitetit të plotë ndërmjet veriut të Kosovës dhe Kosovës Lindore, që nënkupton reciprocitet prej të drejtave elementare, e deri në ripërcaktim të kufirit Kosovë-Serbi”.

Kështu thuhet në një deklaratë të Lëvizjes për Bashkim pas situatës së tensionuar në pjesën veriore të Kosovës ku serbët lokalë kanë ngritur barrikada duke pamundësuar lëvizjen e qytetarëve dhe të autoriteteve kosovare.

Në fakt, për herë të parë idenë për një zgjidhje finale mes Kosovës e Serbisë nëpërmjet ripërcaktimit të kufijve e ka dhënë Lëvizja për Bashkim, e cila sërish ka apeluar te lidhershipi kosovar që të ndalojë “demonizimin” e kesaj mundësie, si e vetmja zgjidhje në kontekstin aktual.

“Republika e Kosovës nuk duhet të pushojë së kërkuari mundësi që Kosova Lindore të gjejë zgjidhjen që meriton, e me këtë edhe paqe të qëndrueshme”.

Nga Lëvizja për Bashkim është thënë se kjo ide “është në përputhje edhe me rrethanat ndërkombëtare”, prandaj sugjerojnë që “politika të angazhohet fort dhe sinqerisht për këtë zgjidhje”.

Në këtë moment, sipas Lëvizjes për Bashkim, pyetja që qëndron në kokën e shumë njerzve është: “A është e mundshme zgjidhja paqësore, apo duhet ndërhyrje me forcë në veriun e vendit për ta ushtruar sovranitetin?”

Megjithatë, edhe pse situata aktuale dhe acarimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë “mund të çojë në konflik të armatosur”, nga Lëvizja për Bashkim shprehin optimizmin se çështja e pazgjidhur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit “është çështje politike dhe se mund të zgjidhet me marrëveshje paqësore”.

Ripërcaktimi i kufijve do rikthehet, s’ka opsion tjetër – kundërshtarët nuk iu frikësuan zgjidhjes historike, por historisë së një njeriu

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore