Sport

Leonardo: Real Madrid-i duhet të ndalet


Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, është hedhur në sulm kundër Real Madrid-it.

Ai konsideron se klubi mbretëror ka mungesë respekti rreth çështjes Mbappe.

Francezi 22-vjeçar vazhdon të jetë emri më i përfolur në merkato, dhe kjo pritet të ndodhë deri sa ai të rinovojë ose të vendosë për largimin.

Mbappe për herë të parë e bëri të ditur se për të ka vetëm një ëndërr, dhe ajo është Real Madrid-i.

Mbappë është i lirë që pas 86 ditëve, më 1 janar, të bisedojë me çdo skuadër, pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Siç duket tani, Paris-i me shumë mundësi do ta humbasë Mbappe-n me parametra zero.

Por, përkundër kësaj, drejtori sportiv Leonardo është shumë i nervozuar me mënyrën se si po sillet Real Madrid-i.

“Ka dy vitë që kjo ndodhë”, thotë ai, “ju kujtoj që merkato ka mbaruar”.

“Ne kemi ndeshje dhe Real-i nuk mund të sillet në këtë mënyrë, ata duhet të ndalen”.

“Mbappe është futbolli i PSG-së, dhe kjo marrëdhënie do të zgjasë”.

“Komentet në media janë vazhdimësi e mungesës së respektit ndaj neve si klub dhe Kylian-it si futbollist”, u shpreh ish-trajneri i Milan-it.

Ditëve të fundit, presidenti Florentino Perez u shpreh se shumë shpejt do të ketë lajmë për Mbappe-n, që nga sezoni i ardhshëm pritet të vishet me fanellën e bardhë madrilene.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore