Lajme

Lavrov tha se Hitleri ishte hebre, Izraeli thërret ambasadorin rus për sqarim


Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, i ka cilësuar si “të pafalshme” komentet e homologut të tij rus, Sergey Lavrov, se lideri nazist Adolf Hitler “kishte gjak hebre”.

Ministri izraelit reagoi me tërbim ndaj deklaratës së Lavrov-it, të cilin e akuzoi për antisemitizëm.

Ministri i Jashtëm rus deklaroi në një intervistë në televizionin italian të dielën se fakti që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është hebre, nuk mohon elementët naziste në vendin e tij.

Lavrov shtoi se kancelari i Gjermanisë naziste, Adolf Hitler, gjithashtu “kishte gjak hebre”.

Ministri i Jashtëm rus theksoi më tej se “media perëndimore keqinterpreton kërcënimet ruse”.

Rusia, sipas tij, është e përkushtuar për të parandaluar shpërthimin e luftës bërthamore.

Për kryediplomatin rus, Federata Ruse kërkon vetëm të garantojë sigurinë e ukrainasve pro-rusë në rajonet lindore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore