Lajme

Lavrov: Armenia shkakton kolapsin e marrëdhënieve me Moskën


Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov akuzoi sot Armeninë për shkaktimin e një “kolapsi të marrëdhënieve me Rusinë”.

Situata aktuale “nuk çon në optimizëm”, shtoi Lavrov në një intervistë për gazetën Izvestia, raportuar nga Tass, duke theksuar ndër të tjera se “misioni i Bashkimit Evropian në Armeni po shndërrohet në një mision të NATO-s”, me përdorimin e ushtarëve “nga Norvegjia, Kanadaja dhe SHBA”.

Prej disa kohësh, ka pasur një rritje të tensioneve midis Jerevanit dhe Moskës, të cilët deri më tani kishin qenë aleatë të ngushtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore