Lajme

Lavror viziton Serbinë më 6 dhe 7 qershor


Sergey Lavror dhe Aleksandër Vuçiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Sergey Lavror, i sanksionuar nga Bashkimi Evropian pas agresionit rus në Ukrainë, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi.

Kështu të paktën njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, përmes një postimi në rrjetin e tyre social në Twitter, ku theksohet se Lavror do të ketë një vizitë dy ditore në Beograd.

Kryediplomati rus, më 6 dhe 7 shtator të këtij viti gjatë qëndrimit në Beograd do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me homologun e tij serb, Nikola Selakoviç, kryetarin e Parlamentit, Ivica Daçiç dhe patriarkun serb Porfirije.

Ndryshe këtë të premte Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e gjashtë të sanksioneve ruse, pas agresionit në Ukrainë.

Sanksionet e BE-së nënkuptojnë refuzimin e vendeve të unionit nga importi i naftës ruse brenda 6 muajve, nga importi i produkteve të naftës brenda 8 muajve.

Për më tepër, sanksionet nënkuptojnë heqjen graduale të naftës ruse të transportuar nga deti, me një përjashtim të përkohshëm të naftës së tubacionit.

Sanksionet përfshijnë gjithashtu shkëputjen e Sberbank-ut, Rosselkhozbank-ut dhe Bankës së Kreditit të Moskës nga SWIFT.

Ndërsa Serbia është vendi i vetëm në kontinentin evropian e cila nuk është bashkuar sanksioneve të unionit karshi Kremlinit.

Njëra ndër arsyetimet se pse Serbia refuzon të harmonizojë politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian në raport me sanksionet ruse, sipas presidentit Vuçiç, qëndron në atë siç e quan ai “frika e humbjes së mbështetjes ruse karshi bllokimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore