Sport

Laura Fazliu siguron medalje në Grand Slamin e Jerusalemit


Laura Fazliu e ka fituar gjysmëfinalen, për të arritur në finalen e madhe në Grand Slamin që po mbahet në Jerusalem.

Pas tri fitoreve radhazi, xhudistja kosovare ka fituar edhe gjysmëfinalen e madhe në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Laura ka arritur të mposht medalisten e bronztë botërore, izraeliten Gili Sharir, për të kaluar në finale.

Me këtë fitore, Laura e ka siguruar tashmë nëj medalje, por do të synoj të artën në kategorinë e saj në një ndeshje ndaj Andriquelis Barrios të Venezuelës ose Miku Takaichi të Japonisë.

Ndërkohë, xhudistja bardhekaltër në raundin e parë e kishte mposhtur francezen, Manon Dekter.

Në raundin e dytë e detyroi nënkampionen e botës, sllovenen Andrea Leski, ta dorëzoj luftën në Mastersin e xhudos.

Ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj polakes Angelika Szymanska.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore