Shqipëria

Latifi për Samitin e BE-së në Tiranë: Po fillon epoka e vlerësimit të merituar


Shqipëria po mirëpret liderët evropianë në Samitin e Bashkimit Evropian/Ballkanit Perëndimor që për herë të parë mbahet në një shtet të Ballkanit.

Filozofi dhe profesori universitar, Blerim Latifi, e ka quajtur si një ndarje epokash këtë ditë – ku përfundon ajo e nënçmimit evropian dhe fillon e vlerësimit.

“Në tridhjetë vitet e fundit, që nga rënia e komunizmit, nuk ka një vend tjetër në Evropë që është dëshmuar më konstruktiv, më bashkëpunues e më paqësor se Shqipëria. Kjo politikë, në kush e di sa raste, nuk është vlerësuar nga Bashkimi Evropian”, shkruan Latifi në Facebook.

“Përkundrazi, është nënçmuar dhe për pasojë Shqipëria vazhdimisht është lënë prapa derës”.

“Sot liderët më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian kanë zbritur në Tiranë për të zhvilluar një samit të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor”, kujton faktin e rëndësishëm Latifi.

“Mbase kjo ngjarje, shumë e rëndësishme për Shqipërinë, shënon edhe fundin e epokës së nënçmimit të saj nga BE-ja dhe fillimin e një epoke tjetër të vlerësimit të merituar, të cilën Shqipëria e ka merituar para shumë vendeve të tjera të Ballkanit, sidomos para Serbisë”.

Ndryshe është nënshkruar marrëveshja e Roaming në kuadër të samitit BE-BP.

Kjo marrëveshje parashikon tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në vendet e unionit. Marrëveshja do të nisë zbatimin nga 1 tetori 2023.

Nënshkrimi është bërë 30 minuta pasi kanë mbërritur liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët evropianë si Presidentja e Komisionit Evropian, Usula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të Evropës, Charls Michel.

Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar para gazetarëve në Samitin e BE-së në Tiranë, se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, përfaqëson një vazhdimësi të mentalitetit të viteve të 90-ta dhe është pikërisht ky lloj mentaliteti që ka çuar Ballkanin në luftë.

Komentet e Osmanit erdhën pasi gazetarët ndërkombëtarë e pyetën rreth deklaratave të Vuçiç para disa dite ku e quajti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “një llum terrorist”.

“Fatkeqësisht Vuçiç është vazhdimësi e mentalitetit që ka ekzistuar në Serbi në të 90-tat. Ky mentalitet ka çuar në luftë, pro ky mentalitet duhet të përjashtohet nga të gjithë”, deklaroi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore