Lajme

Latifi për Daut Haradinajn: Nuk po e shfrytëzon dallueshmërinë e tij nga kandidatët e tjerë


Filozofi dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi

Filozofi dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, gjatë një debati politik, kandidatët për të udhëhequr Prishtinën nga radhët e LVV-së, PDK-së dhe LDK-së i ka cilësuar si variacione të kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetit, si politikanë të cilët paraqiten me një diskurs modern dhe bashkëkohor, ndërsa, Daut Haradinajn si një profil tjetër në krahasim me ta.

Mirëpo, pikërisht këtë dallueshmëri dhe profil alternativ, sipas Latifit, Haradinaj nuk po e shfrytëzon në kampanjën e tij elektorale, duke vepruar sipas modelit të tyre të fushatës.

Latifi e ka cilësuar më shumë si avantazh, se sa humbje, madje, gjë për ta përdorur nga Haradinaj, si një gjë mbi të cilën mund të përbën dallimin.

“Përparim Rama, Uran Ismaili dhe Arben Vitia janë variante të Shpend Ahmetit, janë tri variante të ndryshme të Shpend Ahmetit. I vetmi njeri që bënë dallime prej tyre është Daut Haradinaj i cili ka një profil tjetër”, ka thënë Latifi.

Sipas analizës së Latifit, Haradinaj nuk duhet të operojë në fushatë si kundër-kandidatët e tij të cilët në publik, shfaqen si më modernë, por të shfrytëzojë këtë dallueshmëri në avantazhin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore