Lajme

Latifi: Kam ardhur t’ia kthejë borxhin Kosovës


Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka theksuar se ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes (SHBA) që t’i kthejë borxhin Kosovës.

“Unë e e kam lënë një institucion jashtëzakonisht të fuqishëm shëndetësorë, ku katër kirurg të pediatrisë i bëjnë 4-5 mijë operacione në vit, ose ku bëhen operacione të jashtëzakonshme. Kam ardh këtu vetëm me një qëllim shumë të thjeshtë, me ja kthyer borxhin Kosovës”.

Ai ndër të tjera sqaroi edhe arsyen e largimit të tij nga Kosova në kohën kur kishte diplomuar.

“Unë jam përgatit këtu, këtu e kam kryer Fakultetin e Mjekësisë, këtu kam mbaru shkollën e mesme të mjekësisë. Për arsye që tani po na ikin specializantët dhe mjekët tanë, edhe unë kam shkuar në Amerikë”, tha Latifi.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ndërkaq, kryetarja e komisionit Fatmire Kollçaku u shpreh se në Komision do të diskutohet për objektivat dhe sistemin shëndetësor në Kosovë.

“Ne kemi miratuar programin Qeverisës dhe në qendër të vëmendjes do të jetë pacienti. Edhe një Ligj për shërbime shëndetësore shpresojmë të vije në Kuvend”, deklaroi Kollçaku.

Më 16 nëntor, Rifat Latifi është emëruar ministër i ri i Shëndetësisë.

Rifat Latifi në konferencën e tij të parë si Ministër i sapo emëruar i shëndetësisë, ka premtuar se ai vetë dhe ekipi i tij do të angazhohen në ngritjen e standardeve mjekësore duke e ngritur edukimin dhe trajnimin e të gjithë punëtorëve shëndetësor.

Latifi ka qenë shef i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Ëestchester në Neë York, profesor në Universitetin e Arizonës, anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve, kryetar themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që nga dhjetori i vitit 2018.

Në vitin 2009, Latifi ishte emëruar këshilltar për shëndetësi nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore