Lajme

Las Vegas/ Qëllohet për vdekje reporteri investigativ


Një reporter investigativ, Jeff German, është qëlluar me thikë në Las Vegas duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme.

Oficerët e policisë thanë se 69-vjeçari ishte grindur me një person dhe më pas ishte qëlluar.

“Ne besojmë se sherri ka ndodhur jashtë shtëpisë”, u tha gazetarëve, Dori Koren, një zëdhënëse e policisë në Las Vegas.

Ajo shtoi se Policia po heton në disa drejtime.

Glenn Cook, redaktori ekzekutiv i “Review-Journal”, tha se German nuk u kishte komunikuar drejtuesve të gazetave ndonjë shqetësim për sigurinë e tij ose ndonjë kërcënim të bërë kundër tij.

“Familja Review-Journal është e shkatërruar për humbjen e Jeff-it. Ai ishte standardi i artë i biznesit të lajmeve. Është e vështirë të imagjinohet se si do të ishte Las Vegasi sot pa ndriçimin e tij shumëvjeçar”.

German iu bashkua “Review-Journal” në vitin 2010 pas më shumë se dy dekadash në “Las Vegas Sun”, ku ai ishte një kolumnist dhe reporter që mbulonte gjykatat, politikën, punën, qeverinë dhe krimin e organizuar.

Ai ishte i njohur për historitë rreth keqbërjeve të qeverisë dhe skandaleve politike, si dhe për mbulimin e të shtënave masive të vitit 2017 në një festival muzikor që vrau 60 dhe plagosi më shumë se 400.

Kolegët e kujtuan atë si një reporter që mbulonte krimin e organizuar, aktivitetin ekstremist në Nevadën jugore , dhe korrupsioni në industrinë e lojërave.

Një ish-reportere e “Vegas Sun”, Cathy Scott, kujtoi se si ajo dhe German ishin reporterët e parë që treguan historinë e vrasjes së një bashkëpunëtor të mafies në Las Vegas.

Sipas “Review-Journal”, German kishte një diplomë master nga Universiteti Marquette dhe ishte autor i librit të vitit 2001, “Vrasja në qytetin e mëkatit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore