Sport

Laporta thyen heshtjen: Superliga është absolutisht e nevojshme


Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta, ka folur për herë të parë pas shpalljes së Superligës. Ai beson se një Superligë Europiane është një domosdoshmëri absolute.

Presidenti i sapozgjedhur i Barcelona-s foli për herë të parë, që nga njoftimi i krijimit të turneut të dielën dhe pas tërheqjes së shumë klubeve nga gara.

“(Superliga) është absolutisht e nevojshme. Ne jemi mbështetës të ligave kombëtare dhe do të flasim me UEFA,” tha ai në TV3.

“Klubet e mëdha kontribuojnë më shumë dhe ne duhet të marrim pjesë në shpërndarjen ekonomike”

Por, duke folur për Superligën, Laporta tha se ajo duhet të jetë një garë që duhet të ruajë disa vlera sportive bazë, siç është meritokracia.

“Duhet të jetë një garë tërheqëse, bazuar në meritat sportive”, tha Laporta.

“Ne jemi të hapur për të dialoguar me UEFA. Unë mendoj se do të këtë mirëkuptim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore