Sport

Laporta rivalizon Perez-in për dyshen Alaba dhe Haaland


Presidenti i ri i sapo zgjedhur i Barcelona-s, Joan Laporta nuk humbet kohë, por kërkon të hidhet direkt në merkato, për të rikthyer lavdinë e klubit. Pas emrave të Eric Garcia-s apo Sergio Aguerro-s kanë dalë në skenë emra të rinjë.

Laporta ka hedhur vëmendjen nga dyshja e Bundesligës, Erling Haaland-in dhe David Alaba-n. Të dy lojtarët janë gjithashtu edhe objektiv i Real Madrid-it dhe Florentino Perez-i ka shfaqur hapur pëlqimin për ta.

Përballja e fundit në merkato për Real-in dhe Barcelona-n ishte për brazilianin, Neymar. Përpara se ky i fundit të lëvizte nga Santos-i drejt Europës.

Duket se edhe këtë herë përballja do të jetë e ashpër mes dy klubeve. Javën e kaluar Pini Zahavi dhe Fali Ramadani, përfaqësues të Alaba-s, u takuan me Laporta-n, me këtë të fundit që fillimisht mohoi takimin, por më pas e pohoi.

“Unë kam një marrëdhënie të mirë me shumë agjentë dhe nësë lojtarët në fjalë janë me interes për Barçën dhe brenda mundësive tona, atëherë dera do të jetë e hapur”, tha Laporta.

Gjithashu Laporta ka një marrëdhënie të mirë edhe me Mino Raiola-n, agjentin e Erling Haaland-it, marrëdhënie që koha kur Zlatan Ibrahimoviç-i luante në Barcelonë.

Por, Laporta është i vetëdijshëm se kësaj herë, ndikimi financiar i klubit është pak më i ulët se në të kaluarën dhe klubi ka nevojë të shesë, përpara se të veprojë për merkaton në hyrje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore