Sport

Lajme shkurt nga merkato


PSG: Parizienët kanë hedhur sytë nga francezi i Manchester United-it, Poul Pogba. Mesfushori 27-vjeçar, pritet të largohet së shpejti nga djajt e kuq. Pogba mund tu kushtojë deri në 70 milionë euro parizienëve. Juventus-i dhe Real Madrid-i gjithashtu mbeten të interesuara për të marrë shërbimet e Pogba-s.

Arsenal: Mikel Arteta i ka kërkuar klubit një portier të ri, sipas asaj që raporton Goal.com. Bernd Leno mbetet gjithmonë preferenca e parë për teknikun, por rritja e konkurencës do t’i shërbente për mirë edhe Leno-s, që me situatën aktuale e ka të sigurt vendin e titullarit gjithmonë.

Manchester United: United-i është duke ndjekur me interes Romain Faivre-n. Mesfushorin francez 22-vjeçar të Stade Brest-it në Ligën e Parë francize. Faivre është titullar i padiskutueshëm tek Brest-i, ku këtë sezon ka 19 paraqitje, katër gola dhe tre asiste.

Milan: Kuqezinjtë janë në kërkim të talenteve premtues për të ardhmen. Pas transferimit të qëlluar të Alexis Saelemaekers-it nga belgët e Anderlecht-it, tashmë po kërkojnë një tjetër lojtarë nga ky klub. Bëhet fjalë për mesfushorin, Albert Sambi Lokonga, 21-vjeçarin, që është dhe pjesë e Belgjikës U21.

Real Madrid: Madrilenët kanë piketuar mesfushorin e së ardhmes. Lojtari i Rennes-it, Eduardo Camavinga, pritet tu bashkohet madrilenëve në verën e ardhshme. Camavinga ka një vlerë rreth 60 milionë euro dhe është vetëm 18-vjeç. Për të ka interes nga shumë klube të mëdha si, Juventus-i, Manchester United-i, Arsenal-i dhe PSG-ja./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore