Lajme

Lajçak në Serbi, do të takohet me Vuçiçin


Përfaqësuesi Special për Dialogun Kosovë-Serbi i Bashkimit Evropian dhe çështjeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak,

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe i çështjeve të tjera të Ballkanit Perëndimor,  Miroslav Lajçak, po qëndron në vizitë në Beograd, ku do të takohet gjatë ditës me Presidentit e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajçak do të ketë takime ndarazi, së pari me Drejtorin e të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç, dhe më pas me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përfaqësuesi special i BE-së është takuar të hënën në Vjenë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ndërsa javën e kaluar në Bruksel ka biseduar me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e Brukselit, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç.

Në Bruksel janë mbajtur dy takime të Grupit Punues për zgjidhjen e çështjes së targave.

Javën e kaluar, Lajçak pati takime të ndara edhe me ministrat e jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviç, të Malit të Zi, George Raduloviç dhe të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore