Sport

La Liga i kundërpërgjigjet Real-it: 51 raste kundër ndesh, shumë të humbura


Real Madird-i ka raportuar gjatë ditës së martë se do të ngrejë padi kundër marrëveshjes mes La Liga-s dhe “CVC Capital Partners”.

Pas përhapjes së këtij lajmi ka reaguar menjëherë La Liga, duke i kujtuar klubit të bardhë se ata e kanë bërë edhe 51 herë të tjera më parë këtë veprim, por kanë humbur në shumicën e rasteve.

“Reagim i parashikueshëm duke pasur parasysh historinë e klubit në kundërshtim të çdo plani strategjik që përfaqëson një hap përpara dhe një nxitje për konkurencën dhe klubet”, thuhet në deklaratën e La Liga.

“La Liga ka grumbulluar 51 padi nga Real Madrid-i, nga të cilat shumica është fituar nga La Liga”.

Duke filluar nga shfrytezimi i të drejtave televizive në sezonin 2015/16, me miratimin e Dekretit Real 5/2015, duke kaluar te buxheti i La Liga 2018/19, ku Real-i kërkonte mbi 23 milionë euro si pagesë shtesë, janë të gjitha gjyqe të humbura nga madrilenët dhe në favor të La Liga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore