Lajme

Kurtishaj: Durmishi s’na pyeti fare për çmimet e transportit, përgjysmimi skandaloz dhe jo ligjor


Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që çmimi i biletave të autobusit për disa kategori përgjysmohet nga ai aktual e ka quajtur skandaloz dhe jo ligjor.

Madje sipas tij, ky vendim është marrë pa ndonjë paralajmërim ose konsultim paraprak.

“Ky vendim është joligjor edhe bazuar në nenin që e përmend zëvendësministri. Ky vendim nuk është marrë në konsultim me shoqatën. Nuk është pyet shoqata fare. Unë e kam marr këtë njoftim prej mediave”, tha Kurtishaj në një konferencë për media.

“Për ne ky vendim sikur se Qeveria do i subvenciononte biletat për studentet dhe të gjithë qytetarët ka qenë më e lehtë të ulemi dhe të bisedojmë”.

Më 11 mars, zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, pati shkruar në Facebook se “duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritë që prek më shumë kjo gjendje”.

Hysen Durmishi

Ai pati bërë të ditur edhe kategoritë për të cilat çmimorja do të jetë më e ulët.

“Duke përcaktuar kështu çmimoren për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invdalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. Për kategoritë e lartpërmendura, me këtë vendim përgjysmohet çmimi i biletës aktuale”.

Sipas tij, kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të natës.

Ndryshe, çmimet për të udhëtuar me autobus në relacionet të ndryshime në Kosovë janë rritur dukshëm pas shtrenjtimit të naftës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore