Kosova

FSK-ja certifikon disa snajperistë


Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka njoftuar të premten se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), është përmbyllur “Kursi Bazë për Snajper”, në të cilin u certifikuan snajperistët.

Në një postim në rrjetin social Facebook, FSK-ja ka njoftuar se ata do t’i shtohen njësive të saj.

“Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të qitjeve”, thuhet në këtë komunikatë.

Nga FSK-ja, u potencua se zëvendëskomandanti i KDS-së, kolonel Ilir Shyti, në fjalimin e tij potencoi se “profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për qitës në distanca të largëta”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore