Lajme

Kurti takohet me bordin e SHSKUK-së, zotohet për mbështetje të shëndetësisë


Takimi i kryeministrit, Albin Kurti me ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifin dhe bordin e SHSKUK.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ështa takuar me ministrinë e shëndetësisë Rifat Latifin, zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku dhe Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Gjatë këtij takimi ata kanë diskutuar për vështirësitë dhe sfidat në sistemin shëndetësor, bën të ditur Zyra e Kryeministrit.

“Ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në sektorin e shëndetësisë. Sistemi Informativ Shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore. Reforma e sistemit shëndetësor, në veçanti e ShSKUK-së, për fuqizimin e QKUK-së, të spitaleve rajonale dhe kujdesit parësor shëndetësor”.

Ndërkaq, në njoftim theksohet se Kurti ka shprehur mbështjetje për sektorin e shëndetësisë dhe angazhim të shtuar për këtë fushë.

“Kryeministri shprehu zotimin e tij për mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe për angazhim të shtuar për këtë fushë tejet të rëndësishme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve”.

Temë diskutimi kishin edhe spitalin e Prishtinës dhe nevojën për ndërtimin e tij.

Takimi i kryeministrit, Albin Kurti me ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifin.

“Raporti i sektorit publik të shëndetësisë, si shërbim e kujdes profesional me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit, si vatër e kërkimit, hulumtimit dhe studimit shkencor. Nevoja për Spitalin rajonal të Prishtinës. Raporti i MSh-së dhe ShSKUK-së me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve”.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

Më 2 gusht, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Dorëheqjen e tij e kishte miratuar Bordi Drejtues i SHSKUK-së.

Ushtruese e detyrës së kësaj pozite është emëruar Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore