Lajme

Kurti s’ndryshon qëndrim: S’kam asgjë të re të them për Ballkanin e Hapur


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama, ka thënë se nuk ka çfarë të thotë për iniciativën “Ballkani i Hapur”, kur është pyetur nga gazetarët.

“Ndërsa për çështjen e ngritur, ajo është e një dimensioni tjetër, pra jo bilaterale, jo midis Kosovës dhe Shqipërisë, dhe për atë nuk kam asgjë të re t’ju them”, tha shkurt Kurti.

“Unë po të isha në Ohër për vëzhgim, do të kishte kuptim të përgjigjesha. Ndërkaq, këtu nga Prishtina, pas mbledhjes së tetë të dy qeverive tona mundem vetëm me ju përshëndet me shprehjen porti i ri i Durrësit, porti i Prishtinës, hekurudha në mes”.

Por, kur ka folur për raportet me Shqipërinë, ai ka shtuar se arritja e 19 marrëveshjeve me Shqipërinë është për t’u përshëndetur dhe gëzuar nga të gjithë.

“Marrëdhëniet tona janë bilaterale janë të shkëlqyera dhe vëllazërore dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues ndërmjet njëri-tjetrit, prandaj edhe mbledhja është Kosovë-Shqipëri që të forcohen dy shtetet”, shtoi Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore