Kosova

Kurti për Samitin e Investimeve: Do të ofrojmë shumë mundësi për të zgjeruar bizneset


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati janë duke marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor që është duke u mbajtur në Londër.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Twittër”, ka thënë se investitorëve potencialë do t’iu ofrohen mundësi për t’i zgjeruar bizneset e tyre.

“Ne po marrim pjesë në Samitin e pestë të Investimeve të Ballkanit Perëndimor nga #EBRD në Londër. Ne do të ofrojmë shumë mundësi për investitorët potencial për të zgjeruar bizneset e tyre dhe për të rritur ekonominë tonë”, ka thënë Kurti.

Në këtë samit do të marrin pjesë të gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Hapjen e Samitit do ta bëjë Oliver Varhelyi, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi në ora 9:00-9:15.

Sesioni interaktiv mes participantëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe shtojca me pyetje/përgjigje do të jetë nga ora 9:15-11:00.

“Gjashtë kryeministra nga rajoni do të diskutojnë për të ardhmen e rajonit dhe mundësitë e investimeve”, thuhet në njoftimin e llogarisë zyrtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore