Kosova

Kurti në konferencë: Më 1 shtator fillon masa, s’ka më shtyrje – Escobarin e kishte marrë malli për opozitën


Albin Kurti në konferencë për media

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ka qenë i prerë duke deklaruar se Qeveria të cilën ai drejton nuk do të shtyjë vendimin për të zbatuar masën e reciprocitet me Serbinë, sa i përket targave dhe dokumentit për hyrje/dalje.

“Ne kemi bërë një koncesion të madh me datën 31 korrik që vendimi që do të duhej të zbatohej nga 1 gushti të fillojë nga 1 shtatori”, tha Kurti.

“Por, shtyrja nuk ka ndodhë që të bëhet shtyrja principi. Shtyrja ishte gjest i vullnetit të mirë, karshi brengave të partnerëve ndërkombëtarë se ka pasur shumë dezinformim. Tash po e luftojmë dezinformomini dhe kemi dëshmuar se procedura është fare e thjesht 20 sekonda”.

Më tej Kurti ka bërë të ditur se më 1 shtator ose të dyja palët do të implementojnë regjimin e dokumenteve për hyrje/dalje, ose asnjëra.

“Opsionet për targa neutrale, kanë qenë opsione në Bruksel nga ndërmjetësi Lajçak, mirëpo unë nuk e di se kush ja ka dhënë idenë, por njëkohësisht e kam shprehur shqetësimin tonë se nuk janë të pranueshme. 1 shtatori jo vetëm për dëshirën, por edhe bindjen time do të jetë ditë normale”, shtoi Kurti.

Kurti më tej ka bërë të ditur se Lajçak ka kërkuar nga pala kosovare të shtyhet afati i implementimit të vendimeve.

“Kërkesa ka ardhur nga ndërmjetësi, jo nga pala tjetër. Gjithashtu ka pasur edhe diskutim lidhur me atë që qytetarët e Kosovës të mos trajtohen njësojë. Serbët që si kanë letërnjoftimet e Kosovës, por janë të Kosovës e në Kosovë të përjashtohen. Janë disa mijëra”, tha Kurti.

 Kurti: Escobarin e kishte marrë mali për opozitën

Kurti gjatë konferencës është pyetur për takimin që i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka pasur me liderët e opozitës në Kosovë.

Kurti, me buzëqeshje, ka folur për ndjenjat e Escobarit në raport me opozitën.

“E pash dje që përveç meje edhe Escobar-in e kishte marr malli për opozitën, edhe mua më ka marr malli për opozitën. Do ta pyes se qysh ka kaluar me opozitën, qysh e kemi opozitën”, deklaroi Kurti.

“E vërtetë që unë nuk e kam takuar opozitën, prejse ka shkuar Kuvendi në pushim veror, nuk besoj që duhet të kthemi nga pushimet që të takohemi, edhe unë besoj dhe shpresoj se duhet të takohemi më herët”.

I pari i ekzekutivit ka bërë të ditur gjithashtu se do t’ua dërgojë nga një ftesë për takim të gjithë liderëve të opozitës për të diskutuar rreth çështjes së dialogut me Serbinë.

“Mund ta konfirmoj se do të ketë ftesë për takim me liderët opozitarë në një kohe të përshtatshme gjatë gushtit”.

Kurti: Serbia nuk solli ide konkrete në dialog

Sipas Albin Kurtit, pala kosovare ka qenë pala konstruktive në dialog, e jo pala serbe, kjo pasi që sipas tij, ai vetë pa pasur propozime konkrete në bisedime duke ju referuar kështu gjashtë kapitujve të cilat i ka propozuar në takimin e 18 gushtit.

Ky sqarim nga ana e tij ndodhi pas deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, i cili tha se pala kosovare nuk ka qenë e përgatitur në dialog.

“Ai që propozon konkretisht është pozitiv, është ndihmues kreativ, dhe ky kam qenë unë, ndërsa pala tjetër nuk ka sjellë ide konkrete, unë kam sjellë ide konkrete dhe jo vetëm kaq teksti dhe përmbajtja e një marrëveshjeje tashmë është dakorduar, marrëveshja për personat e zhdukur me dhunë është dakorduar por Beogradi ka refuzuar”, ka thënë Kurti

Kurti ka treguar se ai nuk ka shkuar në dialog për diskutimin e një marrëveshjeje për menaxhim krize, por për një marrëveshje finale.

“Insistimi në dialog ka qenë që të bëjmë menaxhim krize, na për çështje të sigurisë e takuam Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg një ditë para takimit të 18 gushtit, ndërsa takimi në Bruksel ka qenë takimi i liderëve, për çështjen e sigurisë dhe të mbrojtjes takojmë NATO-n, e nëse dëshirojmë ne që të mos bëjmë marrëveshje, e të mos flasim për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, e të flasim për hapa të vegjël gradual atëherë ne nuk do të jemi lider do të jemi gjykatës, policë, doganier”, ka shtuar ai.

Kurti: Serbia është duke e eskaluar si retorikën ashtu edhe veprimin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore