Lajme

Kurti: Me ligjin e ri për zgjedhjet po i japim fund padrejtësisë ndaj mërgatës


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti diaspora është “pasuri e çmuar”, kurse me ligjin e ri për zgjedhjet është duke i ardhur fundi padrejtësisë.

Këtë deklaratë Kurti e bëri në konferencën “Diaspora Flet”, duke u shprehur se diaspora është pasuri e çmuar e popullit tonë.

“Me Ligin e ri për zgjedhjet po i japi fund padrejtësie ndaj mërgatës, mërgata do të ketë lehtësim real, ambasadat dhe konsullata do të shndërrohen në qendra të votimit. Kemi dizajnuar edhe programi  për të lidhur diasporën me vendlindjen. Më Shqipërinë po punohet për mësimin plotësues, sidomos për librat që të ruajmë gjuhë te diaspora”, ka deklaruar Kurti.

Tutje ai ka thënë se roli i rëndësishëm i diasporës është “nga sipërmarrjet” e deri të investimet.

“Diaspora është moti pasuri e çmuar e popullit tonë. Burim kryeso për zhvillim është diaspora, prandaj edhe po punojmë që të rritet roli juaj për ndryshime që kanë filluar të marrin formë në Kosovë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Qysh në fillim kemi promovuar dialogun me mërgatën, brenda 2 vjetëve kemi arritur t’i përditësojmë mbi 20 qendra ku jeton mërgata. Gjithashtu e kemi përfshi diasporën në hartimin e politikave. Në Qeverinë tonë ka ministra, zv.ministra e ekspertë që vijën nga diaspora”.

Më 20 korrik Qeveria, kishte ndarë 90 mijë euro për realizimin e një programi të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila mundëson që mërgata kosovare të angazhohet për gjashtë muaj në institucionin në fjalë.

Pra, përmes këtij programi qeveria kishte thënë se, “po stimulon rritjen e rolit të mërgatës në zhvillimin dhe promovimin e vendit, e cila njihet ndryshe edhe si diplomaci qytetare”.

Kurse sipas kryeministrit me vendimin në fjalë Qeveria e Kosovës ka përmbushur një pikë të programit të tij qeverisës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore