Lajme

Kurti ia faturon opozitës dështimet e dialogut


Kryemistri i Kosoves, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë diskutimit që është duke u zhvilluar në Kuvendit e Kosovës mbi shkuarjen e tij të martën në dialog me Serbinë, është marr edhe me opozitën.

Ai ka thënë se kjo seancë është për t’i nxjerr mësimet nga gabimet e ish-pushtetit.

“Kemi një problem themelor është se disa që i dëgjova nuk kanë marrë pjesë në këtë seancë por me një seancë tjetër. Kjo seancë nuk është për dialogun. Nuk është në rend dite për takimin e së martës. Kjo seancë është për me i nxjerrë mësimet tona nga gabimet e juaja. 10 vjet dialog tuajin ne duhet ta trajtojmë për me i nxjerrë mësimet për të ardhmen”, ka thënë Kurti.

Ndërsa gjatë replikave të Kurtit është përkujdesur edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca duke kërkuar qetësi nga deputetët.

“Qetësi ju lutem shumë të rëndësishëm këto që po i thotë”, ndërsa në sallë shpesh shpërthenin të qeshurat nga deputetët.

Kurti gjatë fjalimit të tij, ka përdorur edhe cinizmin karshi opozitës, duke theksuar se nuk i ik dialogut, por “e kam veç një lutje në fund mos më rrëzoni edhe njëherë se mandej…”.

“Nuk jam duke i ikur dialogut të përgatitur mirë, nuk po i iku takimeve dhe më vjen keq që për këtë akuzohem prej dikujt që dialogun ia pat lënë ish presidentit,  në kohën kur ai e kishte përqafuar projektin e shkëmbimit territorial. Sa i përket takimeve me palën serbe dëmi më i madh në kuptimin me SHBA-në është bërë pikërisht kur i është shtruar tapeti i kuq presidentit të atyre në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Kurti.

Sipas kryeministrit, shkuarja e tij në dialog është për ta mbrojtur Kosovën.

“Unë mbroj interesin e Republikës së Kosovës si kryeministër por unë nuk flasë vetëm për interesin tonë e vetëm për veten time si palë por flasë edhe për palët. Nuk do ja lë atë pozicion vetëm ndërmjetësit. Jo vetëm çka duam ne pa e shikuar se çfarë është i gjithë konteksti unë flas edhe për palën natyrisht që e mbrojë interesin para se gjithash”, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore