Kosova

Kurti është linçues, thonë nga Prokuroria e Kosovës


Ilustrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës, këtë të shtunë, përmes një komunikate për media i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, meqë që ky i fundit në konferencë për media fajësoi Prokurorinë e Shtetit për mos ngritje të aktakuzave të shumta ndonëse posedojnë informacione të bollshme për sulmin në Banjë të Zveçanit.

Prokuroria Speciale, sipas komunikatës për media, ka thënë se Kurti po e keqpërdorë fjalën e lirë duke linçuar këtë institucion të pavarur.

“KPK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që të lejojë të gjitha organet të veprojnë në përputhje me ligjet dhe autorizimet e vlefshme në vend dhe se këto deklarata i quan paraqitje publike të ricikluara të Kryeministrit që kanë përmbajtje tendencioze ndaj institucionit të Prokurori të Shtetit dhe bazohen në veprime jokorrekte, joetike, të padinjitetshme dhe mbi paragjykime dhe hamendësime të shpeshta, të cilat po bëhen në secilin rast që atij dhe anëtarëve të kabinetit të tij iu jepet mundësia”, thuhet në reagim.

KPK-ja ndër të tjera, përmes këtij reagimi, ka kërkuar që Kurti të qëndrojë larg institucioneve të sistemit prokurorial dhe të mos ndërhyjë në institucionet e pavarura kushtetuese, siç është Prokurori i Shtetit.

“Për të tentuar të linçojnë publikisht çdo gjë që ka të bëjë me institucionin e Prokurorit të Shtetit dhe punën e prokurorive dhe prokurorëve të shtetit, ngaqë si të tilla përbëjnë shkelje të patolerueshme në punën e pavarur të institucioneve prokuroriale.”

KPK-ja ka dënuar keqpërdorimin e fjalës së lirë nga ana e Kurtit, duke potencuar se sistemi prokurorial nuk do të ndikohet nga këto deklarata që vijnë nga qarqet e larta politike.

“Por, si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e mandatit të vet do t’i shkojë deri në fund çdo rasti që është në dëm të qytetarëve të Kosovës”.

Kurti kritikon Prokurorinë: S’po punoni, ka shumë pak aktakuza për sulmet në Veri  

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore