Lajme

Kurteshi: S’e sulmova askënd fizikisht, i kërkova një personi ta vendos maskën


Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi,

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka insistuar se të mërkurën nuk e ka sulmuar askënd fizikisht, nuk ka pasur as konflikt verbal e as sharje apo fyerje.

Kurteshi ka thënë në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur të enjten se vazhdimisht ka insistuar të vendoset maska nga punonjësi i KQZ-së, por nuk e ka sulmuar.

Ai ka theksuar se vazhdon të insistojë për të ruajtur shëndetin e po ashtu institucionin.

“Dje kam pasur mbledhje në ora 9:50 kam ardhur, duke hyrë në zyrë afër automatit të kafës, rastësisht e pash një djalë pak të plotë që nuk mbante maskë, nuk ia di emrin. E kam pyetur ku e ke maskën, ndoshta ka bërë zë, nuk e kam dëgjuar, i kam thënë ku e ki maskën dhe vendose më pas”, ka potencuar Kurteshi në mbledhjen e KQZ-së.

Por, sipas tij personi në fjalë tha se “nuk e kam maskën dhe se vendosi. I thashë se vendos, atëherë duhet me dal jashtë. E më tha se vendosi dhe s’dal jashtë. E kam marrë e kam qitë jashtë, ka dal jashtë nuk ka pasur as kundërshtime as konflikt verbal”.

“Kanë qenë 7-8 veta e kanë dëgjuar, por kam folur me të madhe të dëgjohet. Dje më ka ra rasti ta shoh atë djalë. Ai djalë është i punësuar përkohësisht. Ajo që më ka rënë në sy është se kur ka dal jashtë e ka vendosur maskën dhe është kthyer te dera e hyrjes, ku e kemi një letër që shkruan se duhet mbajtur maska”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se nuk flet me media, dhe se është telefonuar mbi 50 herë të mekurën, por sipas tij, “çfarë ka për të folur, flet nga ulësja e tij në KQZ”.

Me gjithë mohimin e Kurteshi për pëfishijen në një përleshje verbale, Policia e Kosovës në raportin e saj ka njoftuar për rastin të cilin e ka cilësuar sulm.

“Rr. Migjeni, Prishtinë 25.08.2021 – 12:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se, në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktima nuk e kishte maskën. Lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitar rasti. Është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë të mekurën.

Por, anëtari i LVV-së në KQZ, në vazhdimësi është ka pasur përplasje verbale në mbledhjet e komisionit. Një herë, ai kishte debatuar me tone të larta edhe me ish-kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

Pas atij debati, Daka ishte sulmuar nga komente në rrjetin social Facebook dhe ajo kishte aluduar se ato ia ka orkestruar nga partia e Kurteshit, Vetëvendosja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore