Lajme

Policia konfirmon: Sulm në KQZ


Ilustrim

Policia e Kosovës për Albanian Post ka konfirmuar se ka pranuar informatë rreth orës 12:00 se në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) ka ndodhur një sulm fizik.

Zyrtarët policor “Menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që në fazë preliminare janë trajtuar rrethanat e ngjarjes me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim për rastin sulm”, ka thënë zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Gjatë ditës së mërkurë në media ka qarkulluar një lajm se anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në KQZ, Sami Kurteshi ka sulmuar një zyrtarë të KQZ-së në korridoret e ndërtesës së këtij institucioni, pasi që ai nuk ka mbajtur maskë anti-COVDI-19.

Albanian Post e ka kontaktuar edhe Kurteshi-n, mirëpo ai e ka mohuar lajmin se ai ka sulmuar fizikisht një zyrtarë të KQZ-së.

Kurteshi ka thënë se lajmi nuk është i vërtetë.

“Jo, nuk është e vërtetë. Është gënjeshtër. Shëndet”.

Sami Kurteshi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore