Lajme

Kurorëzohet zyrtarisht Mbreti Charles


Kryepeshkopi vendosi në orën 13:02 kurorën e Shën Eduardit në kokën e Mbretit Charles për të zyrtarizuar kurorëzimin e monarkut të Britanisë së Madhe.

Kjo është hera e vetme që Charles do ta veshë atë në jetën e tij.

Kurora që pamë të vendosur në kokën e mbretit Charles është emëruar sipas një versioni shumë më të hershëm të bërë për mbretin dhe shenjtorin anglo-sakson, Eduard Rrëfimtarin.

Ajo u bë për mbretin Charles II, i cili donte një kurorë të ngjashme me atë të mbajtur nga Edward, por edhe më madhështore.

Një tjetër “Zoti e ruajtë Mbretin” u thirr më pas nga kryepeshkopi dhe nga kongregacioni.

Këmbanat e abacisë bien, tingëllojnë boritë dhe përshëndetjet me armë dëgjohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Mbreti Charles III bëri më herët një betim mbi një Bibël për të mbështetur ligjet e mbretërive të tij, për të dhënë drejtësi dhe për të mbështetur fenë protestante. Më pas ai puthi Biblën përpara se të nënshkruante betimin.

Djali më i vogël i mbretit, Harry, Duka i Sussex, mbërriti gjithashtu në Westminster Abbey.

Shumë kritik ndaj monarkisë, nuk do të ketë asnjë rol aktiv, jo më shumë se Princi Andrew, vëllai i mbretit, i anashkaluar pas një skandali seksual.

Madje, ky i fundit u prit me kontestime kur mbërriti në Buckingham Palace para ceremonisë.

Në kokën e saj, kurora e shtetit Perandorak, e vendosur me 2 mijë e 868 diamante, 17 safirë, 11 smeralde, 269 perla dhe katër rubin.

Kortezhi niset, duke çuar Mbretin dhe Mbretëreshën në Pallatin Buckingham me ‘Gold State Coach’, një karrocë e artë e përdorur në çdo kurorëzim që nga ajo e William IV në 1831. Ajo tërhiqet nga tetë kuaj për shkak të peshës së saj: katër tonë.

Çifti shoqërohet nga 4 mijë ushtarë me veshje ceremoniale.

Princat George dhe Louis dhe Princesha Charlotte ndjekin gjyshin e tyre në një karrocë tjetër me prindërit e tyre William dhe Kate.

Anëtarët e tjerë të familjes mbretërore shoqërojnë procesionin me përjashtim të dukshëm të Princit Harry dhe Andrew, Duka i York-ut, i mbajtur gjithmonë në distancë, i pari për shkak të kritikave të tij të përsëritura ndaj familjes, i dyti për faktin se ishte subjekt i një ankese për sulm seksual në Shtetet e Bashkuara.

Rreth orës 15:15, mbreti, mbretëresha dhe anëtarët e familjes mbretërore do të shfaqen në ballkonin e Pallatit për të parë kalimin.

Më pas fotografi Hugo Burnand bën portrete të çiftit si dhe foto grupore të familjes, më pas mbreti dhe mbretëresha hanë drekë me familjen.

Begaj

Në kuadër të pjesëmarrjes në pritjen e dhënë nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III dhe Mbretëresha Camilla për Krerët e Shteteve që po marrin pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të tyre në Fronin Mbretëror, Presidenti Bajram Begaj, u takua dhe bashkëbisedoi me Mbretin Charles III, Princ William dhe me një sërë krerësh shtetërorë.

Duke filluar nga Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Presidenti i Austrisë, Alexander Von der Bellen, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Hungarisë, Victor Orban, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e të ftuar te tjerë.

Në bashkëbisedimin e rastit me ta, Presidenti Begaj nënvizoi rolin e Shqipërisë në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe shkëmbeu opinione mbi sfidat aktuale me të cilat po përballet rendi botëror dhe vlerat e përbashkëta.

Sa kushtojnë bizhuteritë e përdorura gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Karlit III?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore