Lajme

Kur Simpsons parashikuan laureatin e çmimit Nobel në ekonomi


U përmbyll dhënia e çmimeve Nobel me atë të ekonomisë.

Çmimi u nda mes tre fituesve për punën e tyre mbi bankat dhe krizat financiare. Ata ishin ish-kryetari i Rezervës Federale, Ben Bernanke, Douglas Diamond dhe Philip Dybvig.

Simpsons e kanë dhënë fituesin e këtij çmimi për ekonominë në vitin 2016 për Bengt Holmstrom.

Në një episod të vitit 2010 të serialit të famshëm të animuar amerikan, personazhi i Milhouse, miku më i mirë i Bart Simpson, donte të provonte mprehtësinë e tij duke gjetur disa emra për çmimet Nobel.

Për ekonominë kishte shkruar Bengt Holmstrom nga MIT, Instituti i Teknologjisë në Masachusetts.

Një parashikim i saktë kur Holstrom dhe Oliver Hart të Universitetit të Harvard-it e morën çmimin për punën e tyre pioniere në teorinë e kontratave dhe pronën private.

Themeluar me testament në vitin 1895 nga kimisti suedez Alfred Bernhard Nobel, çmimet Nobel jepen çdo vit në fushën e fizikës, kimisë, mjekësisë ose fiziologjisë, letërsisë, paqes dhe ekonomisë.

Në realitet, çmimi për ekonomi nuk është një çmim i vërtetë Nobel. Kjo ka bërë që të tërheqë shumë kritika përgjatë kohës.

Ky çmim nuk u krijua me vullnetin e Nobel-it, si të tjerët, por lindi në vitin 1968, me iniciativën e Sveriges Riksbank, banka qendrore suedeze, e cila e ka financuar që atëherë.

Ai jepet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave sipas të njëjtave parime si çmimet Nobel të dhëna që nga viti 1901.

Çmimi i parë i tillë iu dha Ragnar Frisch dhe Jan Tinbergen në vitin 1969. Iu dha në total 53 herë 89 fituesve midis viteve 1969 dhe 2021. Deri tani vetëm një italian, Franco Modigliani, e ka marrë atë në vitin 1985.

Gruaja e parë që fitoi Çmimin Nobel për Ekonominë në vitin 2009 ishte politologia dhe shkencëtarja amerikane Elinor Ostrom.

Kurse në vitin 2019 iu nda Esther Duflo së bashku me Abhijit Banerjee dhe Michael Kremer “për qasjen e tyre eksperimentale në luftën kundër varfërisë në botë”.

Vitin e kaluar ai u nda mes tre profesorëve të universitetit, të cilët demonstruan se si pyetjet komplekse mund t’u përgjigjen duke përdorur eksperimente natyrore.

Ata ishin David Card, Joshua D. Angrist dhe Guido W. Imbens.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, në fillim të tetorit, zgjedh fituesit e shkencave ekonomike me shumicë votash. Vendimi është përfundimtar dhe pa të drejtë ankimimi.

Pastaj vjen shpallja e emrave të të përzgjedhurve.

Ceremonia e çmimit Nobel zhvillohet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit.

Çmimi i Paqes ndahet në kryeqytetin norvegjez Oslo, ndërsa çmimet e tjera ndahen në Stokholm, kryeqyteti i Suedisë, në përputhje me dëshirat e Nobel-it.

Fituesit marrin një medalje, një diplomë dhe një çmim në të holla prej rreth 10 milionë krona suedeze.

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore