Lajme

Kuleba i kërkon Blinkenit sanksione të tjera ndaj Rusisë


Kreu i diplomacisë ukrainase, Dmytro Kuleba, i ka kërkuar zyrtarisht homologut të tij amerikan, Antony Blinken, të ndërmarrë një raund të ri masash sanksionuese ndaj Rusisë, me qëllim ndalimin e shpejtë të luftës që po zhvillohet mes dy vendeve.

Në një takim që dy diplomatët e lartë patën në Poloni, objekti i bisedave ka qenë pikërisht ky, i sanksioneve të reja.

Sipas një deklarate të vetë Kulebës, ai pati një takim të frytshëm me Blinkenin, ku ka marrë garanci se masat e reja, pritet të vendosen që prej javës së ardhshme.

Po ashtu, ai ka ngritur shqetësimin tek homologu amerikan, se korridoret humanitare janë inekzistentë në Ukrainë momentalisht dhe kjo vjen për shkak se Rusia, është ajo që i ka shkelur marrëveshjet e arritura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore