Lajme

Kuinti thirrje partive politike: Ndaloni sulmet nxitëse dhe spekulative


Ambasadorët e shteteve të Kuintit (Amerika, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia)  me anë të një deklarate kanë kërkuar nga subjektet politike që të ndalojnë sulmet personale, nxitëse dhe spekulative.

Kjo deklaratë ka ardhur pas sulmeve ndaj kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, nga funksionarët e Lëvizjes Vetëvendosje të Kosovës.

Ata kërkuan që “ KQZ-ja të kujdeset për procesin zgjedhor “që të jetë transparent dhe i pzënë nga ndërhyrjet politike. Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në proces”.

Ata deklaruan se besojnë që populli i Kosovës meriton “qetësi” dhe “pjekuri” nga të gjitha anët.

”Është e rëndësishme që vendimet ligjore të respektohen dhe rrugët e apelimit të ndiqen pa ndërhyrje. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga sulmet personale nxitëse dhe spekulative.”

Ambasadorët gjithashtu ju kanë bërë thirrje partive politike që të përfshihen në një garë të ndershme dhe të respektojnë masat anti-Covid.

Ata u shprehën gjithashtu se “qeveritë e vendeve janë të përkushtuara në mbështetjen për Kosovën që të jetë e sigurtë, begatshme dhe  demokratike për qytetarët ”.

“Do të punojmë ngushtë me çdo qeveri që formohet përmes zgjedhjeve të lira në përputhje me kushtetutën”. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore