Jetesë & Stil

Ku/A dallojnë burrat dhe gratë?


Studime të shumta tregojnë ndryshime delikate në sjelljen mashkullore dhe femërore. Shkenca e dallimeve gjinore ka qenë dhe është akoma e mbushur me polemika.

Disa besojnë se ndryshimet në sjellje midis burrave dhe grave janë kryesisht për shkak të ndikimeve kulturore, ndërsa të tjerët thonë se ndryshimet në gjini përcaktohen kryesisht nga biologjia.

Në realitet, situata është shumë më komplekse. Përfshin dy faktorë të lidhur, por të pavarur. Një nga këta faktorë është seksi biologjik, i cili përcaktohet nga kromozomet. Shumica e njerëzve kanë dy kromozome X, që i bën ato femra, ose një kromozom X dhe një Y, që i bën ata meshkuj.

Tjetra është gjinia, e cila ndikohet kryesisht nga procesi i socializmit. Ndërsa rritemi, ne mësojmë normat e shoqërisë për mënyrën se si meshkujt dhe femrat duhet të duken dhe të veprojnë, dhe kështu njerëzit pa dashje përputhen me këto norma.

Ekzistojnë shumë mite që  burrat priren të jenë më agresivë dhe i tejkalojnë gratë në detyrat mendore, ndërsa gratë priren të jenë më empatike (Empatia është aftësia për të kuptuar ose ndjerë atë që një person tjetër po përjeton), dhe të përformojnë më mirë në kujtesën verbale dhe detyrat gjuhësore.

Gjetje si këto shpesh janë të ekzagjeruara për të përforcuar stereotipet që gratë janë të këqija në parkimin e kundërt dhe se u pëlqen të merren me thashetheme.

Në disa raste, përvetësohen studime individuale që pretendojnë të tregojnë ndryshime gjinore në detyra të caktuara. Për shembull, sipas një studimi, tufa masive e fijeve nervore që lidhin dy hemisferat e trurit, është proporcionalisht më e madhe tek gratë sesa tek burrat.

Megjithatë, struktura dhe funksioni i trurit ndryshojnë në përgjigje të përvojës, kështu që çdo ndryshim i vërejtur midis trurit të burrave dhe grave mund të jetë gjithashtu për shkak të ndryshimeve në shoqëri dhe edukim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore