Lajme

Kryesuesja e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të KiE autorizohet të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës


Kryesia e DPN-se

Partia Demokratike Popullore në Mal të Zi (DNP) – e njohur për orientimin e saj pro ruso-serb – ka autorizuar Maja Vukiçeviç-in, deputete e kësaj partie në kuvendin malazez, njëherit kryesuese e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Vendimi është marrë të shtunën në seancën e Komitetit Kryesor të DNP-së, e cila ka filluar me një minutë heshtje për shkak të sulmit terrorist në Moskë, në të cilin mbetën të vrarë mbi 100 persona.

“Në seancë u shpreh përkrahja e plotë për nënkryetaren Maja Vukiçeviç, kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të KiE, që të votojë kundër pranimit Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftimin e DNP-së.

Maja Vukiçeviç

Ky qëndrim i DPN-së – parti që është pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Milojko Spajiç – vjen një ditë pasi që u bë e ditur se raportuesja për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, më 20 mars të këtij viti ka përfunduar përpilimin e një raporti për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku theksohet se Asambleja Parlamentare e KiE-së rekomandon Komitetit të Ministrave të KiE-së të pranojë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar.

Raporti për KiE: Asambleja do themelim të Asociacionit, para anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore