Lajme

Kryeministri spanjoll në Beograd: Kur është fjala për Kosovën, ne jemi me Serbinë


Kryeministri spanjoll

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka deklaruar në konferencë për media në Beograd, bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, se kur bëhet fjalë për “çështjen e Kosovës”, atëherë Spanja qëndron në anën e Serbisë.

“Spanja e mbështet Serbinë kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës dhe do të jetë gjithmonë me të në mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial dhe sovranitetit”, ka thënë Sanchez, raportojnë mediat serbe.

Ky qëndrim i Spanjës është i ditur prej kohësh.

Gjithsesi, më shumë se sa qëndrim parimor dhe respektim i të drejtës ndërkombëtare, ai vjen për interesa krejtësisht të brendshme të Spanjës.

Shteti spanjoll, prej vitesh përballet me kërkesa separatiste nga disa rajone atje, më e famshmja është përpjekja e Katalunisë për t’u shkëputur si republikë në vete.

Spanja është një nga pesë shtetet mosnjohëse të Kosovës brenda Bashkimit Evropian. Gjithashtu, është shteti më i rëndësishëm, për nga madhësia, influenca dhe ekonomia, e kësaj pesëshe mosnjohëse.

Vuçiç i lumtur që Spanja s’e njeh Kosovën: Këta i kemi miq, s’kërkojnë qime në ve

“Po dëgjoj në prapaskena, po shqyrtohet seriozisht njohja e Kosovës nga disa shtete të BE-së” – Ekskluzive me Ivo Josipoviç, ish-presidentin e Kroacisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore