Lajme

Vuçiç i lumtur që Spanja s’e njeh Kosovën: Këta i kemi miq, s’kërkojnë qime në ve


Aleksander Vucic dhe Pedro Sanchez

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka pritur me nderime të larta, kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, i cili po viziton Beogradin në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor (përveç Kosovës).

Vuçiç ka shfrytëzuar rastin për ta falënderuar spanjollin që shteti i tij nuk po e njeh Kosovën.

“Vuçiç falënderoi Sanchezin për respektimin e normave të së drejtës ndërkombëtare për Kosovën”, shkruajtën mediat serbe.

Ai ka folur për faktit që Spanja, ndryshe nga shtetet e tjera të mëdha evropiane, i referohet Kosovës me rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244.

Në anën tjetër, Vuçiç vazhdoi duke deklaruar se  “Spanja mbështet dialogun ndërmjet Beogradit (Serbisë) dhe Prishtinës (Prishtinës)”.

“Kemi folur edhe për rrugën evropiane të Serbisë dhe i jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme Spanjës, pa krijuar dhe kërkuar qime në vezë dhe kushte shtesë”, deklaroi presidenti serb.

“Spanja është një mike e sinqertë dhe e mbështet Serbinë, këtë e kemi ndjerë edhe në Bruksel”, shtoi ai.

Sa i përket liderit spanjoll, ai nuk ka folur për Kosovën dhe qëndrimin spanjoll.

Shmangia e Kosovës nga kryeministri spanjoll, në Serbi u konsiderua si “fitore”

Foto nga Petr David Josek: Kryeministri spanjoll

Përveç Prishtinës, Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, për katër ditë rresht do të zhvillojë vizita zyrtare në pesë kryeqytetet e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

E ardhja e tij në Beograd, sipas analistëve është shumë domethënëse, kjo për vetë faktin se ai ka anashkaluar Kosovën në turneun e tij në rajon.

Spanja, si një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, sipas analistëve serb, po betonizon qëndrimin e saj karshi Kosovës duke mos e vizituar atë.

“Vizita e tij në këto momente kur ka spekulime dhe sidomos presion që pesë shtetet anëtare që nuk e kanë njohur ta bëjnë këtë në të ardhmen, fletë shumë. Mesazhi më i rëndësishëm i vizitës së Sanchez është që Spanja nuk po e ndryshon pozicionin e saj në kuptimin politik dhe strategjik karshi Kosovës”, ka thënë ish-ambasadori Serb Zoran Milivojeviç, në Radio Televizionin Serb, “RTS”.

Në anën tjetër për Strahinja Subotiç, hulumtuese në Qendrën për Politika Evropiane mendon se janë tre gjëra kyçe që do të jenë në fokus të vizitës së Sanchez në Beograd: çështja e Kosovës, prokurorimi i avionëve dhe politika e zgjerimit.

“Spanja është e vendosur ta mbështesë integritetin territorial të Serbisë. Spanja së bashku me Qipron janë më të vendosurat në këtë çështje nëse marrim për bazë qëndrimet e Greqisë, Sllovakisë e Rumanisë”, ka thënë Subotiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore