Lajme

Kryeministri sllovak dorëhiqet, pas krizës së brendshme politike


Kryeministri teknik i Sllovakisë, Eduard Heger, njoftoi dorëheqjen e tij nga posti, natën e të dielës së 7 majit, raportuan mediat vendore sllovake.

Heger, i cili drejtonte një qeveri të përkohshme, pasi koalicioni i tij katër-partiak u rrëzua në dhjetor të vitit të kaluar, i paraqiti dorëheqjen presidentes Zuzana Caputova.

“Kam kërkuar nga presidentja që të revokojë mandatin tim”, tha Heger, i cili njihet për mbështetjen e tij të fortë për Ukrainën kundër Rusisë në luftën e vazhdueshme që prej 24 shkurtit 2022.

Heger shtoi po ashtu se do t’ia lërë presidentes “barrën” e përpjekjes për ta ta sjellë Sllovakinë në zgjedhje të lira dhe demokratike, mbështetur nga një tjetër qeveri e përkohshme, ku ai nuk do të ketë funksionin e lartë.

Më parë këtë javë, ministri i Bujqësisë i Heger, Samuel Vlcan, vendosi të largohej – një masë e ndjekur nga dorëheqja e ministrit të Jashtëm Rastislav Kacer.

Ndërkohë, Caputova thuhet se konfirmoi se një Qeveri teknike do të emërohet më 15 maj.

Kreu i kabinetit, i cili do të shërbejë deri në zgjedhjet e parakohshme në shtator, do të jetë Ludovit Odor, nënkryetari i Bankës Kombëtare të Sllovakisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore