Shqipëria

Kryeministri Rama, digjitalizohet regjistrimi në shkolla


Të martën e 15 qershorit, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar se regjistrimi në shkolla i femijëve do të bëhet në platformën e-Albania.

“Erdhi dita”, shkruan Rama, “të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor”.

Digjitalizimi i shërbimeve

Duke rikujtuar radhën që duhet të mbanin qytetarët për të marrë qoftë edhe një dokument, shtatë vite më parë, Rama gjatë fushatës elektorale kujtoi se nuk duhet harruar progresi.

Kryeministri deklaroi se janë rreth 1207 shërbime, ose 95% e shërbimeve që tanimë ofrohen online.

Falë digjitalizimit të shërbimeve në vend ka rënë korrupsioni apo fuqia e ryshfetit, i cili ka qenë masivisht i përhapur.

Ai tha se “1% ishin shërbime online deri para 7 vjetësh”.

“95% janë sot, por shikoni çfarë ndryshimi. Kur ne e kemi filluar revolucionin digjital, kemi numëruar gjithsej 51 mijë aplikime. Çfarë janë 51 mijë aplikime për shërbime kryesisht të pamarra asokohe, aplikime të mbetura në icloud në krahasim me 7.7 milionë aplikime të bëra në vitin 2020 me përgjigje të marrë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore