Kosova

Kryeministri me akuza të rënda për grevistët: Këtu s’është në pyetje arsimi, logjika është e shantazhit dhe pazarit”


(Ky lajm është përditësuar)

Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media e ka quajtur logjikën e negocimit të grevistëve si “logjikë të pazarit dhe shantazhit”.

“Unë nuk e di cfarë anëtarësie është ajo. Ata me mua janë sjellur sikur buxheti i Kosovës të ishe para e imja. Më thoshin na ndihmo si vëllai. Si vëllai të ndihmojë privatisht. Ka kaluar koha kur kryeministri të bëhet vëlla”.

“Nuk duhet të ketë me shtetin logjikë të shantazhit dhe pazarit”, tha Kurti duke shtuar se negocimi me grevistët bëhej me këtë logjikë nga ana e tyre.

“Më thanë le të dalim nga kjo gjendje edhe ju edhe ne. Edhe SBASHK-u edhe Qeveria. Por, nuk jemi ne në gjende të rëndë, por arsimi. Ata na thanë se do ta pyesin anëtarësinë, e porsa dolën nga takimi thanë se greva vazhdon”.

“Në ditët në javët në vijim do ta marrim vesh se çka është në pyetje. Nuk është në pyetje arsimi, nuk janë në pyetje arsimtarët”.


Kurti: Kërkesa për 100 euro u doli rrugës grevistëve – ligji për paga është gati për dëgjim publik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas takimit me Këshillin Grevistë, për të cilët tha se kërkesën për 100 euro nuk e kishin fillimisht por u doli rrugës.

Kurti, pas takimit me grevistët ku s’pati rezultat, tha se ligji për paga është gati për dëgjim publik.

“Kërkesa për 100 euro u doli rrugës grevisteve. Projekt ligji për pagat do të dal në dëgjim publik në këtë javë”, tha kryeministri.

“I kemi marrë për bazë të gjitha kërkesat e tyre dhe në projektligjin e ri të gjitha kategoritë janë trajtuar me kujdes të veçantë. Mësimdhënësit do të kenë kuocientin më të lartë ndonjëherë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore