Lajme

Kryeministri Johnson u kërkon liderëve botërorë të vazhdojnë presionin ndaj Putin-it


Kryeministri britanik Boris Johnson u ka kërkuar liderëve botërorë që të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës armë.

Po ashtu u ka kërkuar të vazhdojnë presionin mbi Putin-in.

Një zëdhënës ka bërë me dije se pas telefonatave me liderët botërorë të hënën e 28 shkurtit, ata kanë rënë dakord për këtë.

Sipas tyre, “rezistenca e guximshme” e Ukrainës ndaj trupave ruse është “me të vërtetë frymëzuese”.

Johnson, nga ana tjetër, ka ravijëzuar “nevojën për një përgjigje ndërkombëtare ndaj krizës humanitare në zhvillim”.

Çka përfshin mbështetjen e fqinjëve të Ukrainës për t’u marrë me një numër të madh ukrainasish që i shpëtojnë dhunës në vend.

Kryeministri ka theksuar gjithashtu nevojën për të vazhduar goditjen e Rusisë me kufizime dhe sanksione tregtare, duke përfshirë në to edhe sistemin ndërbankar SWIFT.

Mësohet se liderët kanë rënë dakord të “ndjekin çdo rrugë për të siguruar që Putin-i të dështojë në ambiciet e tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore