Lajme

Kryeministri i Malit të Zi: Nëse s’kalon buxheti siç e kemi paraparë, qeveria dorëhiqet në qershor 2022


Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.

Qeveria e Malit të Zi do të tërhiqet në qershor nëse buxheti nuk është i qëndrueshëm, ka thënë Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.

“Nëse buxheti miratohet siç kemi propozuar, dhe jo sikur dikush dëshiron ta shkurtojë atë, dhe nëse nuk është i qëndrueshëm, atëherë qeveria dorëhiqet në qershor”, tha ai në një intervistë për Televizionin Publik të Malit të Zi.

Ai tha se garanton që më 1 shkurt paga minimale të jetë 450 euro, ndërsa paga mesatare 700, nëse buxheti, siç propozon Qeveria, miratohet.

“Kjo qeveri ka hapur rrugën për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe të zgjuar. Karakteristikë tjetër e saj është forcimi i institucioneve që do të kontribuojnë në forcimin e Malit të Zi si shtet civil, demokratik, ekologjik dhe pro-evropian”, tha Krivokapiç.

“Mali i Zi nuk është më arkë e zbrazët që ishte e destinuar vetëm për individë. Ne duam që ajo të jetë arkë e të gjithëve ë dhe kjo mund të shihet përmes dy programeve ‘Evropa Tani’ dhe ‘Mali i Zi Tani’”.

Kryeministri i Malit të Zi tha se krizën aktuale politike si profesor do ta përkufizojë si rezistencë ndaj ndryshimit.

“Ne kemi nisur një rrugë reformuese në të gjitha fushat, por jo në të njëjtën kohë në të gjitha. Prandaj këtë herë kemi vendosur të përdorim primatin e qeverisë sonë. Vitin e ardhshëm do ta bëjmë për pensionistët, do të punojmë me burimet më të rëndësishme të Malit të Zi, menaxhimim e shumicës së kompanive shtetërore”, deklaroi kryeministri.

Sipas tij, nuk është për t’u habitur që situata është e tillë.

“Sepse për 30 vjet, ose 70, keni pasur qeveri në skenë që erdhi në dëshminë e një njeriu dhe bindjen e të gjithë të tjerëve. Ajo kohë ka kaluar,” tha Krivokapiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore