Kosova

Kryediplomati grek në Kosovë, takohet me krerët e shtetit


Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, këtë të diele qëndron për vizitë në Kosovë ku do të takohet me krerët e shtetit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kryediplomati grek fillimisht në ora 11:00 do takohet me presidenten, Vjosa Osmani.

Më pas ai do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti, i cili do të shtroi edhe një drekë për ministrin grek.

Ndërsa në fund do takohet edhe me homologen e tij, Donika Gërvalla.

Diskutimet e Dendias me krerët institucionalë do të fokusohen në zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ndonëse Greqia është njëra nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian e cila refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës, e njëjta është e interesuar për mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe dominimin e një atmosfere paqësore në Ballkanin Perëndimor, në veçanti në Kosovë.

Mediat greke në vazhdimësi kishin theksuar se Greqia i kushton rëndësi parësore konsolidimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështet vazhdimin e dialogut në favor të një zgjidhjeje të dakorduar reciprokisht të çështjeve të pazgjidhura, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore