Aplikacione

Kryebashkiaku i New York-ut: Nuk do të lejojmë kompanitë e teknologjisë të vënë fëmijët në rrezik


“Ne nuk do të lejojmë kompanitë e mëdha të teknologjisë të vënë fëmijët tanë në rrezik”.

Kështu është shprehur kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, duke iu bashkëngjitur paralajmërimit të ashpër kundrejt platformave të mediave sociale.

Në New York u lëshua ​​një paralajmërim të mërkurën, duke i shpallur mediat sociale një “toksin”, mbi rreziqet që paraqesin mediat sociale për shëndetin mendor të të rinjve.

“Ne duhet t’i mbrojmë studentët tanë nga dëmtimi në internet, përfshirë rreziqet në rritje të paraqitura nga mediat sociale”, ka thënë Adams.

Sipas tij, kompanitë si TikTok, YouTube dhe Facebook po nxisin një krizë të shëndetit mendor duke dizajnuar platformën e tyre me karakteristika të rrezikshme dhe problematike.

“Ne nuk mund të qëndrojmë pranë dhe të lejojmë teknologjinë e madhe të fitojë para nga privatësia e fëmijëve tanë dhe të rrezikojë shëndetin e tyre mendor”, ka theksuar ai.

Sakaq, New York-u ka deklaruar se është i pari që lëshoi ​​një paralajmërim të tillë dhe i ka cilësuar mediat sociale si një toksin.

Ftesa për prindërit dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor është që të vonojnë aksesin e fëmijëve në telefonat inteligjentë dhe mediat sociale deri në moshën 14 vjeç.

Po ashtu politikanëve u është kërkuar të zgjerojnë propozimet legjislative për të mbrojtur të rinjtë nga ato që janë quajtur “praktika grabitqare nga kompanitë e mediave sociale”.

Prej disa kohësh, SHBA-të dhe shumë vende të tjera në mbarë botën po drejtojnë gishtin drejt platformave për shkaktimin e dëmtimit të shëndetit mendor.

Kohët e fundit, më shumë se 40 shtete amerikane kanë akuzuar kompaninë Meta se ka shkaktuar varësi tek adoleshentët.

Akuza e bërë ndaj krijimit të Mark Zuckerberg nga një ish-punonjëse, Frances Haugens, e cila kishte raportuar se Meta ishte në dijeni të dëmit të shkaktuar ndaj të rinjve, ishte e rëndë.

Ndaj masat e propozuara nga Instagram dhe Facebook për të mbrojtur djemtë dhe vajzat janë të pamjaftueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore