Lajme

“Kriminelët po lihen të lirë”, Bajrami: Krimi ka marrë hov, të merren masa urgjentisht


Hykmete Bajrami

“Urgjentisht të merren masa për sigurinë e qytetarëve”, ka thënë Hykmete Bajrami.

Këto komente, deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pas të shtënave me armë zjarri të martën në Prishtinë, ku vdiq një person dhe një grua u plagos, e cila vdiq të mërkurën – e qëlluar rastësisht pjesëmarrëse në trafik në momentin e të shtënave.

“Kjo është e papranueshme, krimi në vendin tonë ka marrë hov, e kriminelët jo rrallë po lihen të lirë”, shkroi Bajrami.

“Vrasësit rrallë e fillojnë rrugën e krimit me vrasje, janë disa hapa që ata bëjnë në rrugën e tyre të errët duke testuar sistemin. Meqë për plot vepra lihen të lirë ata përsërisin dhe e rrisin krimin. Kjo është e papranueshme!”, shtoi.

Deputetja e LDK-së u shprehi ngushëllime familjeve të viktimave, derisa i bëri thirrje institucioneve që të mos lënë krip pa ndëshkuar e as kriminelë të lirë.

“Siguria është e drejtë elementare njerëzore”, përfundoi ajo.

Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Prishtinë?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore